Në mesin e shekullit të njëzetë, njerëzit druheshin se progresi i kompjuterëve dhe komunikimit do të çonte në një lloj kontrolli të centralizuar të përshkruar në romanin “1984” të George Orwell. Sot me miliarda njerëz e kanë futur në xhepat e tyre Vëllain e Madh
Joseph Nye
Shpesh thuhet se po përjetojmë një revolucion informacioni. Por çfarë do të thotë kjo dhe ku po na çon revolucioni?
Revolucionet e informacionit nuk janë diçka e re. Në vitin 1439, shtypshkronja e Johannes Gutenberg nisi epokën e komunikimit masiv. Revolucioni ynë aktual, i cili filloi në Silikon Vallei në vitet 1960, lidhet me Ligjin e Moore: numri i transistorëve në një çip kompjuteri dyfishohet çdo dy vjet.
Në fillim të shekullit njëzet e një, fuqia informatike kushton sa një e njëmijta e asaj që kushtonte në fillim të viteve 1970. Tani interneti lidh pothuajse gjithçka. Në mesin e vitit 1993, në botë kishte rreth 130 faqe interneti. Në vitin 2000, ky numër i kishte tejkaluar 15 milionë. Sot, më shumë se 3.5 miliard njerëz janë onlain; ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2020, “Interneti i Gjërave” do të lidhë 20 miliardë pajisje. Revolucioni ynë informatikë është ende në fillimet e tij.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “819” të revistës Koha Javore
