Fiton Jonida Kovaçi

Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i ka takuar Ildorina Lekperiqit nga Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, vendi i dytë Amra Demirit nga Shkolla Fillore “Marshall Tito”, kurse vendi i tretë Behar Palit nga Shkolla Fillore “Bedri Elezaga”.
Ndërkaq në kategorinë e shkollave të mesme, vendi i parë i takoi Erestina Gjekës nga Gjimnazi Privat “Drita”, vendi i dytë Nejra Mujalit nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” dhe vendi i tretë Arnisa Muçajt, po nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim”

Ulqin – Nxënësja e vitit të tretë të Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim”, Jonida Kovaçi, ka fituar vendin e parë në edicionin e 13-të të Garave të recituesve të rinj – “Ulqin 2018”, që u mbajt të premten mbrëma, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin.
Ajo ka recituar poezinë e saj, të titulluar “Rrugëtimi”, duke u vlerësuar me Çmimin e Parë nga juria në përbërje: Zija Vukaj, përkthyes, kritik letrar dhe mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkodra, Ilirijana Markashi, gazetare, dhe regjisorja Edina Mustafiq.
Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i ka takuar Ildorina Lekperiqit, nxënëse e klasës së katërt në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros, vendi i dytë Amra Demirit, nxënëse e klasës së tetë në Shkollën Fillore “Marshall Tito” në Ulqin, kurse vendi i tretë Behar Palit, nxënës i klasës së gjashtë në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë. i.k.

Të fundit

më të lexuarat