Tre shqiptarët e këtij festivali u renditën në Top 11. Përfaqësuesja e Qipros, shqiptarja Eleni u pozicionua e dyta. Përfaqësuesi i Italisë shqiptari Ermal Meta, fituesi i San Remos, zuri vendin e pestë, ndërsa përfaqësuesi i Shqipërisë kantautori Eugent Bushpepa, është renditur në vendin e 11-të. Sukses ky i madh, pa asnjë dyshim
Nuk e preferoj shumë muzikën klasike. Aq më pak e njoh atë. Megjithatë me mjaft dëshirë e interesim e ndoqa në ekranin televiziv Eurovizionin e sivjetshëm të Lisbonit në Portugali. Përse ? Arsyeja ishte se ky spektakël muzikor ishte një garë historike për shqiptarët. Në natën finale si asnjëherë më parë në 63-vite Eurosong në skenën e madhe të “Altice Arena” mes 26 konkurrentëve, tre prej tyre ishin shqiptarë. Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë, Ermal Meta që përfaqësoi Italinë dhe Eleni Fuereira, e cila përfaqësoi Qipron.
Për mua ky ishte detaji më interesant dhe më i këndshëm pavarësisht kritikave të shprehura se Festivali Europian i Këngës 2018 sikurse edhe të mëparshmit, ishte i ndikuar nga politika. Pjesëmarrja e tre shqiptarëve në këtë festival të këngës e bën atë të veçantë dhe ai tek shqiptarët do të mbahet mend, veç tjerash, si festivali i “ shqiponjave”.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “816” të revistës Koha Javore

