Ndërkohë që shkatërruan disa profesione, shpikjet e shekullit të XX krijuan vende pune të reja dhe kontribuuan në një nivel jetese më të mirë. Por progreset sociale të premtuara nga teknologjitë e reja mbetën pas. Çdo shkatërrim nuk është krijues; disa janë thjesht shkatërrues. Ne duhet të gjejmë një ekuilibër më të mirë: më pak shkatërrim, më tepër krijim
Robert Samuelson
“Shkatërrimi krijues” nuk na jep paranë tonë. Të apasionuarit e historisë do ta pranojnë këtë koncept. I shpikur nga Joseph Schumpeter (1883-1950), një nga ekonomistët më të njohur të shekullit XX, ai përcakton një nga karakteristikat thelbësore të kapitalizmit: kapitalizmi rrit mirëqenien materiale duke zëvendësuar teknologjitë, produktet dhe praktikat tregtare në fuqi, me zëvendësues më modernë. Nëse në fillim, kjo destabilizon industrinë dhe komunitetin, ai është megjithatë motori kryesor i progresit ekonomik.
Ja çfarë thoshte Schumpeter te “Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia” (1942): “Kapitalizmi … revolucionon pa pushim strukturën ekonomike të brendshme, duke shkatërruar pa pushim elementët e tij të vjetruar dhe duke krijuar pa pushim elementë të rinj. Ky proces i “shkatërrimit krijues” përbën të dhënën më të rëndësishme të kapitalizmit”.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “813” të revistës Koha Javore
