Mbyllja do të ishte humbje e madhe për etnografinë malësore

Toni Ujkaj

Muzeu Entograik i Malësisë, i cili pasqyron në mënyrën më të mirë kulturën materiale dhe shpirtërore të popullatës së Malësisë së Madhe ndër shekuj, u ngrit pikërisht para 16 vitesh në Malësi nga një njeri i etur për ruajtjen dhe trashëgiminë e kulturës së vet, nga Z. Shtjefën Ivezaj, një veprimtar i palodhur për të arkivuar dhe ruajtur gjësende të ndryshme të cilat na identifikojnë si popull i lashtë e autokton në këtë trevë.
I pasionuar tejmase për grumbullimin e koleksioneve të ndryshme në seksionin e filatelisë, galerisë, fototekës dhe bibliotekës, Ivezaj pareshtur, me kurajo, këmbëngulje dhe dëshirë të madhe, i ndihmuar edhe nga bashkëshortja e tij e cila qe një krah i djathtë i tij prej fillimi deri më sot, ka bërë një punë kolosale në evidentimin dhe ruajtjen e vlerave materiale dhe shpirtërore që e identifikojnë dhe e personifikojnë ndër shekuj Malësinë e Madhe.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “813” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat