Me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale, Republika e Serbisë nuk i trajton qytetarët e saj nga pakicat nacionale dhe në veçanti pakicën shqiptare si një çështje kyçe dhe i trajton si qytetarët “të tjerë”. Qeveria serbe nuk ka vullnet politik, që qytetarët shqiptarë t’i njohë si qytetarë të barabartë me popullsinë shumicë, thuhet në Kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës
Për Koha Javore: Sevdail Hyseni / Preshevë
Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga kryetari i këtij institucioni të lartë politik, Shukri Ymeri, pas përfundimit të tryezës së organizuar, në Beograd, për draft-ligjet e këshillave kombëtare të pakicave në Serbi, nxorën një kumtesë për opinion, me të cilën bëhet e ditur se shteti ku ata jetojnë nuk i njeh si qytetarë të barabartë me shumicën serbe.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka qenë që në fillim shumë aktiv me propozime, vërejtje dhe sugjerime brenda Grupit koordinues të këshillave kombëtare të pakicave nacionale si dhe në diskutimet publike të organizuara nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe OSBE-ja.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “812” të revistës Koha Javore
