Ne shoqëritë e mirëfillta demokratike, hapja e debatit qytetar dhe intelektual është dukuri normale sepse eliminohen dilemat ne lidhje me qeverisjen, proceset politike dhe bartësit e tyre, ku mediat luajnë rolin parësor, sepse mundësohet pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të pushtetit , e subjekteve politike por edhe e qytetarëve në lidhje me çështjet e tyre preokupuese në mjedisin përkatës
Duke marrë parasysh faktin se në monizëm nuk ka ekzistuar mundësia e shprehjes së mendimit të lirë, me të drejtë është pritur që në pluralizëm të bëhet avancimi i vlerave, përmes debatit si metodë e verifikuar në botën demokratike. Por, në mungesë të qasjes serioze në lidhje me këtë çështje të mediave shqiptaret në Mal të Zi, një dukuri e tillë ende është për t’u dëshiruar, që është dëshmi e mungesës së kulturës politike në përgjithësi. Nuk ka dilemë se një vendnumërim i tillë nuk është në favor të subjekteve politike në veçanti dhe të shqiptarëve në përgjithësi, sepse përmes debatit prezantohen në mënyrë transparente vlerat e dobësitë e përgjithshme të cilat janë të pranishme në mjedisin tonë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “810” të revistës Koha Javore

