Vetëm kur njerëzit janë injorantë, ata bëhen më lehtësisht të korruptuar dhe degjenerojnë në turmë, sepse nuk janë në gjendje të ushtrojnë sovranitetin e tyre. Uzurpimi bëhet i lehtë. Së shpejti një uzurpator zbulohet, dhe njerëzit vetë bëhen instrumente të gatshëm për shkatërrim dhe shkatërrimin e vetes
Për Koha Javore: Astrit Lulushi / Uashington
Bota përmban njerëz të vegjël. Aq shumë janë ata sa që i larti, i miri, mbetet i padukshëm. Por është ajo që s’duket që i jep ngjyrimet kësaj bote. Prej të padukshmes, bota vjedh e vishet, dhe ndryshon fytyrën e saj, për t’u shtirë a dukur njerëzore. Sepse po ta shohësh thellë Bota është tokë, baltë, dhè, pisllëk, e ndyrë, e natyrshme, plot miq të rremë, ziliqarë, të pangopur me gjak të pastër. Dhe këta krijojnë përgjithësime, vlera të rreme, edhe shprehje, si për shembull “popull”. Pastaj i japin atij fuqi, e bëjnë sundues të leckosur, manekin, vetë vihen në krye dhe çdo gjë e kryejnë “në emër të popullit”. Sa qesharake!
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “808” të revistës Koha Javore
