Ulqini ka krizë ekonomike, politike dhe institucionale!

Ngecja ekonomike, rritja e papunësisë, paperspektiva e të rinjve dhe varfëria e madhe, janë disa nga shifrat që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë ekonomike, politike dhe institucionale. Përfaqësuesit kryesorë të këtij mjedisi me qëndrimet e veta kryeneçe, dëshmojnë joseriozitetin e duhur. Loja e tyre jo e hijshme, për pasojë, përshkallëzoi edhe më shumë krizën në qeverisjen lokale

Esat Mehmeti

Po bëhen dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe ende pa qëndrim zyrtar për formimin e përbërjes së re të pushtetit vendor. Moskrijimi i institucioneve të reja, bartë me vete ngecje në zhvillimin ekonomik. Situata politike reflekton kornizën e përgjithshme për gjendjen e krijuar. Mirëpo, edhe më parë, me muaj apo vite të tëra, , për arsye politike të një ngërçi politik, pushteti aktual në Ulqin nuk funksionoi ashtu si duhej dhe askush me arsye të shëndoshë nuk thotë se ka përpjekje për të tejkaluar këtë krizë. Askush nuk merr guximin e duhur, të pranojë fajësinë, apo të tërhiqet nga pozita që ai mbulon. Por, përkundrazi, gjithnjë këmbëngulin dhe mbajnë peng politikën, vetëm e vetëm për të qenë i pari, duke shprehur etjen për pushtet.! Situata jostabile që po e përcjell Ulqinin për vite me radhë dhe po shkakton dëme të pariparueshme. Andaj, nga kjo k a t r a h u r ë , më së shumti e pësojnë qytetarët, në veçanti të punësuarit në komunë dhe në ndërmarrjet publike, ku themeluese është Komuna e Ulqinit.
Edhe përkundër kësaj, më parë, pushteti lokal në Ulqin drejtohej nga koalicioni i gjerë, i “fortë” me diktim nga Podgorica, me ndërmjetësimin e PDS-it,( Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit ),por, që në start të punës, u ndie i pafuqishëm, nuk iu bëri “ fajde“. Ai trashëgoi raporte të këqija, me një trend jo të mirë politik. Në tërë këtë situatë, emërues i përbashkët i gjithë kësaj, padyshim, është politika kryeneçe.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “808” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat