Sahid Muja është heroi i ditës jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë shqiptarinë sepse me investimin e tij dhe përkushtimin e stafit të tij që prej tetë vjetëve bëri të mundur zbulimin e një prej rezervave më të mëdha të kromit në botë, në Zogaj të Tropojës
Për Koha Javore: Arben Lagreta
Mbrëmë pashë fare rastësisht në facebook statusin e një personi ende të panjohur për mua që më bëri shumë përshtypje. Quhet Sahit Muja. Me këtë rast po citoj fjalë për fjalë atë që ky zotëri i nderuar kishte shkruar jo më larg se para dy ditësh, pra më datë 16 mars:
“Live në Tropojë. Ëndrra e paimagjinueshme realitet. Pas 8 vitesh investimesh e sakrificave të mëdha në minierën tonë arritëm të kapim një ndër rezervat më të mëdha të kromit në botë, në Zogaj të Tropojës. Një trup gjigant që do t’i sigurojë kombit shqiptar miliarda dollarë. Ishte privilegj i madh sot të kem shkencëtarët më të mirë në botë e biznesmenë të klasit botëror që konfirmuan këtë masiv kromi që është ndër më cilësorët në planet. Të gjithë ata që nuk heqën dorë nga unë e qëndruan pas meje ju falënderoj për punën, fisnikërinë e besimin. Përulem me shumë respekt për të gjithë stafin e vëllezërit e mi, që së bashku si luanë erdhën nga Amerika për të bërë të mundur këtë arritje kolosale. Përulem me shumë respekt për pronarin e çdo gjëje në këtë univers. Zotin e madhëruar që na jep mundësinë të përdorim pasurinë e tij, të rrisim mirëqenien e njerëzimit. Zoti e bekoftë dhe bashkoftë kombin shqiptar.”
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “807” të revistës Koha Javore

