Sikur të ekzistonte vullneti i sinqertë politik ndërmjet Forcës së Re Demokratike – Forca ( 8 mandate) , Koalicioni “ Zgjohu Ulqin” në përbërje Partia Demokratike, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Iniciativa Qytetare “ Perspektiva ( 7 mandate) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve ( 3 mandate) pushteti i ri vendor në Ulqin do të formohej shumë shpejt. Por, a është real dhe i mundshëm në rrethana aktuale një skenar i tillë ?
Negociatat e para zyrtare për formimin e pushtetit të ri vendor në Ulqin ende nuk kanë filluar. Të gjitha forcat politike që kanë fituar të drejtën e përfaqësimit në parlamentin lokal në zgjedhjet e 4 shkurtit paraqiten të rezervuara në shfaqjet e tyre publike për koalicionet e mundshme paszgjedhore. Ato, fitohet përshtypja se nuk e kanë të lehtë formimin qeverisë së re , edhe pse kjo, pas shpalljes përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, dukej jo edhe aq e vështirë.
Rezultati i zgjedhjeve vendore në Ulqin është në favor të partive shqiptare, për të mos thënë i kënaqshëm, , pasi që ato edhe pse garuan në tri kolona zgjedhore kanë fituar numër të mjaftueshëm vendesh ( 18 këshilltarë) për të marrë timonin gjatë katër viteve të ardhshme në këtë qytet. Sikur të ekzistonte vullneti i sinqertë politik ndërmjet Forcës së Re Demokratike – Forca ( 8 mandate) , Koalicioni “ Zgjohu Ulqin” në përbërje Partia Demokratike, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Iniciativa Qytetare “ Perspektiva ( 7 mandate) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve ( 3 mandate) pushteti i ri vendor në Ulqin do të formohej shumë shpejt. Por, a është real dhe i mundshëm në rrethana aktuale një skenar i tillë ? Edhe pse liderët shqiptarë të subjekteve të lart përmendura politike në deklaratat e fundit publike në parim nuk e kundërshtojnë një mundësi të tillë , bashkëqeverisja vetëm e tyre duket jo e afërt , madje edhe vështirë e arritshme nëse kihen parasysh kundërthëniet në mes tyre gjatë ushtrimit të pushtetit këto dy vitet e fundit bashkë me Partinë Demokratike të Socialistëve (8 mandate), por edhe më përpara, kur subjektet politike shqiptare e ushtronin pushtetin pa PDS-në.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “805” të revistës Koha Javore

