Malësia mbeti një pakicë

Më shumë se një gjysmë shekulli shqiptarët- malësorët tanë filluan të transferohen nëpër vende të ndryshme, fenomen ky shumë tragjik

Shtjefën Ujkaj

Flas për malësorët e Malësisë, por nuk anashkaloj edhe shqiptarët e tjerë nga vendet e ndryshme të Ballkanit. U larguan nga vendi i tyre për të gjetur një jetë më të mirë, një jetë më të frytshme, po ashtu një jetë ku të mos u mungojë edhe një copëz buke.
Kjo nuk besoj se ka qenë e lehtë, as për ta dhe as për familjarët e tyre, për prindërit që i kanë rritur me shumë vështirësi dhe me plot skamje. Si fillim ata morën rrugën e kurbetit me drejtim për në SHBA, kur dukej që atje ishte vend i mirë për ta. Ishte një vend i pranueshëm, sepse ishin të diskriminuar në vendin e tyre, në vendin ku u lindën dhe u rritën, në vendin ku e gjithë popullsia tjetër erdhi pas shqiptarëve që ishin autoktonë“, por ndodh që shpeshherë në shtëpinë tënde të jesh si mysafir”.
Më shumë se një gjysmë shekulli shqiptarët- malësorët tanë filluan të transferohen nëpër vende të ndryshme, fenomen ky shumë tragjik, nga vetë fakti se Malësia mbeti një pakicë që nga ajo kohë. Po pse filluan të ikin nga vendi i tyre që nga ajo kohë? Mos këtu kishin një jetë të mirë ? Kishin të drejta ? Kishin vende pune ?

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “804” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat