Demokracia sot është një fjalë e njohur për shumicën dërmuese të shoqërisë. Pra, sot termi demokraci botërisht kuptohet që rrjedh nga greqishtja: demos-popull dhe kratia-rend. Demokracia është “sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me popullin dhe për popullin” (Abraham Lincoln), ky përkufizim i idealit bazohet në idenë e sovranitetit popullor, i cili siguron qeverisjen e drejtpërdrejtë ose nëpërmjet organeve përfaqësuese të popullit
Ky koncept edhe pse përfaqëson konceptin burimor nuk shpreh realitetin shoqëror, i cili është përplot kundërthënie, konflikte interesash dhe pluralitet e diversitete shoqërore. Demokracia në fakt nënkupton sistemin që akcepton tërësinë e vlerave qytetëruese të cilat sigurojnë mirëqenien individuale dhe publike nga qytetarët përmes institucioneve demokratike. Në doktrinat bashkëkohore politike dominojnë qasjet realiste për demokracinë, të cilat lënë anash parimin e “sovranitetit popullor” dhe në epiqendër vendosin qytetarin, emancipimin politik të tij dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në ndërtimin e politikave publike dhe zgjedhjen e organeve përfaqësuese.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “803” të revistës Koha Javore

