Meritokracia dhe aplikimi i saj në sistemin politik

Meritokracia do duhej të futej sa më parë në përdorim, sepse nëse një herë populli shijon frytin e këtij sistemi, ata do jetojnë më mirë dhe politikan nuk do të jetë secili që ka dëshirë të merret me politikë, por do jetë ai ose ajo që posedon njohuri të caktuar dhe nivel të domosdoshëm shkollimi

Kristjan Dukaj

Bota e sidomos vendet perëndimore kanë kaluar nëpër faza të ndryshme të qeverisjes, duke filluar nga aristokracia, monarkia e deri tek demokracia e shekullit të 21. Me kalimin e viteve dhe me pëlqimin e madh që i është dhënë, demokracinë e kanë pranuar pothuajse të gjitha shtetet e botës, në njërën apo mënyrën tjetër të funksionimit, por për fat të keq ajo nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet, madje në shumë raste i ka zmadhuar ato.
Demokracia do të thotë se pushteti është në duart e popullit, nga ata dhe për ta, por në shumë raste kjo ekziston vetëm në letër si teori. Në Indi sot jetojnë mbi 900 milion njerëz. Si mund ta kenë të gjithë ata pushtetin? Atyre u duhet që pushtetin t’ia dorëzojnë një personi. Në atë rast, i bie që nuk sundon populli, ai ata që e kanë vendosur për udhëheqës. Mirëpo, pyetja kryesore është, cilat janë arsyet e zgjedhjes së një pushtetari? Si ta zgjedhet? A jemi të aftë të zgjedhim dikë për të na udhëhequr ? A jemi të shkolluar për një pushtet demokratik?

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “802” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat