Servantesi ka qytetin e tij të lindjes, ndërsa lidhja e tij me Ulqinin është maksimalisht diskutabile. Ajo ka lindur si pasojë e komentimit amator dhe subjektiv të veprave të tij dhe kështu kemi prodhuar “kulturë mahalle”, të cilën duam ta përjetësojmë me një statujë të autorit dhe kjo është arritja jonë më e madhe në fushën e kulturës
Ulqini është qytet që ekziston në kohë dhe hapësirë dhe përmban simbole të ndryshme gjeografike, historike, shoqërore dhe kulturore. Nëpër këtë qytet kanë kaluar perandori të ndryshme, por ai ka mundur t’u bëjë ballë të gjitha presioneve të ndryshme dhe të ruajë trungun e vet dhe identitetin e tij si dhe të pranojë dhe integrojë mjaft elemente origjinale nga qytetërimet botërore. Këtu parimisht mendoj tek fetë të cilat janë të dukshme përmes objekteve të kultit.
Pikërisht pamja e qytetit flet për identitetin e tij kulturor, fetar etj. Personalitete dhe ngjarje të ndryshme historike si dhe objekte e monumente të tjera janë ato që përbëjnë “brumin” e formimit të identitetit si dhe frymën e edukimit dhe zhvillimit të gjeneratave të reja. Ulqini, pa dyshim, ka nxjerrë nga gjiri i tij figura të mëdha gjatë historisë së tij të larmishme.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “802” të revistës Koha Javore

