Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në vend që të jetë arbitër objektiv, bëhet palë në zgjedhje duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor. Hedhja poshtë e vendimeve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve po ashtu poshtëron punën e këtij komisioni dhe vë në pikëpyetje legjitimitetin e tij
Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të anuluar vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ulqin, me të cilin Forcës së Re Demokratike i merret një mandat i këshilltarit duke ia dhënë atë Partisë Boshnjake, si dhe anulimi i vendimit tjetër të KKZ-së në Ulqin dhe miratimi i vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime, njollos procesin zgjedhor në Ulqin.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “802” të revistës Koha Javore

