Liria e mediave thelbësore për një demokraci të shëndetshme

Media e lirë ka aq shumë fuqi saqë jo më kot është klasifikuar si pushtet i katërt, pas atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Këtë potencial e përforcojnë më shumë faktet të cilat tashmë janë të njohura ndërkombëtarisht nëpër media prestigjioze anekënd botës, ku qindra-mijëra artikuj të gazetarëve të cilët kanë identifikuar dhe raportuar për mashtrime apo abuzime me pushtetin ose kanë nxjerrë në pah shumë ngjarje të padukshme për shoqërinë

Toni Ujkaj

Liria e mediave është thelbësore për të garantuar që një vend të ketë një demokraci të shëndetshme, duke qenë se niveli i demokracisë së një vendi varet pikërisht edhe nga niveli i lirisë së medias e cila luan një rol të pazëvendësueshëm për mbarëvajtjen e çështjeve të ndryshme në shoqëri.
Për fat të keq, gazetarët gjatë veprimtarisë së tyre sa të shenjtë po aq dhe të vështirë në shërbim të publikut, përballen me sfida nga më të ndryshmet. Thënë ndryshe, nuk është e lehtë të jesh gazetar dhe të raportosh vetëm të vërtetën ashtu siç e parashikojnë kodi etik i gazetarëve dhe ligji. Duke qenë se në shumë vende liria e shprehjes dhe e mediave është e kufizuar. Gazetarët janë të censuruar, të frikësuar, të dhunuar e të kërcënuar gjatë kryerjes së misionit të tyre.
Kur flasim për lirinë e medias, duhet thënë se ajo është bërë lajtmotiv i shumë sesioneve ndërkombëtare, forumeve, konferencave, etj, i zyrtarëve të lartë botërorë të cilët e vënë theksin tek rëndësia që ka një media e lirë në shoqërinë njerëzore. Paralel me të bëjnë apel për lirinë e plotë të medias për ato vende ku liria e medias është pjesërisht e lirë ose thënë ndryshe, larg standardeve të vendeve ku tashmë liria e medias gëzon një liri të plotë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “800” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat