Oliveri

Bisedimet në Bruksel u ndërprenë, tani për tani. Kur të vazhdohen – e Ivanoviqi, kjo është e qartë, është shfrytëzuar si viktimë për nevojën e dikujt që ky proces të ngadalësohet, rrezikohet apo madje ndërpritet – do të mbetet mister se si dhe çfarë mund të prodhojnë, nëse në shtabet dhe qendrat e politikave të Beogradit dhe Prishtinës nuk ka gatishmëri, vullnet dhe guxim që të bëhen lëvizje, ndryshime dhe koncesione të njëmendta

Miodrag Vlahoviq

Lucern, Zvicër, viti 2005. Në drekë, pas diskutimeve në njërin prej tubimeve ndërkombëtare të PER – Projekt për Marrëdhëniet Etnike – temë ishte Kosova dhe fqinjët e saj (më kujtohet, Ferhat Dinosha dhe unë ishim aty në emër të Malit të Zi), rrimë së bashku të gjithë “kosovarët”, flasim pa detyrime, tallemi, që të paktën për një çast të çlodhemi nga temat e rënda dhe hallet nëpër të cilat po kalojmë…. dhe e pyes Hashim Thaçin: “Hashim, më thuaj, si e flet ky nuni im shqipen?”.
“Më mirë se unë”, përgjigjet Thaçi – dhe të gjithë qeshim, edhe Oliveri qesh…
U talla tutje se si nuk është çudi që shumica shqiptare “ka problem” me serbët… Është gjithnjë problem, thash, kur serbët udhëhiqen nga malazezët… (Oliveri është Ivanoviq nga Kuçi, natyrisht. Babai i tij, Bogdani, ishte kumbarë i babait tim, në Gjakovë, 1961). Edhe me këtë qeshim, sepse të gjithë e dimë se cilët “malazezë” mund t’i përmendim si shembull të këtij “rregulli” historik….
Më pas i thash Oliverit, derisa shëtitëm përskaj liqenit – nuk ishim parë aq shumë vite – në mënyrë (shumë) naive, mbase, se si duhet t’i shmanget Beogradit dhe se duhet të jetë, po e deshi fati, ministër i Punëve të Jashtme apo, për shembull, nënpresident i Kosovës së ardhshme, sepse Beogradi kurrë nuk e ka kuptuar Kosovën as nuk e ka ndihmuar, as nuk do ta ndihmojë… Nuk beson, natyrisht, se ajo që i them është serioze dhe reale dhe unë nuk ia zë për të madhe: ai këtë po e jeton, e unë po e shikoj nga distanca – dallimet janë të pashmangshme.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “800” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat