Votohet për të ardhmen e Ulqinit

Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën me 4 shkurt, vlerësohen si zgjedhjet më të diskutueshme në Ulqin nga koha e miratimit të pluralizmit, jo se votohet për dhjetë lista zgjedhore, por kemi të bëjmë me një ofensivë të paparë të subjekteve malazeze të cilat kanë dezintegruar elektoratin shqiptar për të ulur peshën e subjekteve nacionale shqiptare, me qëllim për t’u bërë faktor kyç në pushtetin lokal, që do të ishte fillimi i asimilimit politik të shqiptarëve në këtë komunë

Nail Draga

Në saje të përvojës nga zgjedhjet e kaluara, qytetarët e komunës së Ulqinit gjatë këtyre ditëve të fushatës parazgjedhore kanë pasur mundësi të përcjellin programet e subjekteve të ndryshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Por, ekziston përshtypje e përgjithshme se si më parë ashtu edhe tash pakkush lexon programet përkatëse, por më tepër bazohen në biseda dhe premtime të rastit, që janë bërë dukuri e zgjedhjeve. Në vendet me përvojë demokratike, qytetarët vlerësojnë programet e jo individët, duke gjykuar se cili subjekt do të jetë më real në realizimin e objektivave programore! Ndërsa ndryshe është tek ne, sepse çdo gjë ka të bëjë me individin pavarësisht deklaratave dhe realizimit të programit zgjedhor. Pra kemi të bëjmë me interesa personale dhe klane të ndryshme e jo me vlera dhe referenca si dëshmi e përgatitjes profesionale të pjesëmarrësve në garën elektorale.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “800” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat