Në Konferencën mbi bashkëpunimin ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë, në kuadër të projekteve të BE-së, mbajtur në Podgoricë, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi që promovon rajonin dhe perspektivat zhvillimore të tij.
Bashkëpunimi ndërkufitar midis Malit të Zi dhe Kosovës, cilësohet si më i miri në rajon, i cili njëherësh paraqet thelbin e integrimeve europiane.
Bashkëpunimi ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, përmes projekteve IPA te Bashkimit Evropian, është përmbyllur në mënyrë të suksesshme.
Kështu vlerësuan ministri për Integrime Europiane te Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq dhe zv.ministri i Pushtetit Lokal te Kosovës, Beqir Fejzullahu.
Ministri Pejoviq vuri në dukje sukseset e arritura përmes këtyre projekteve, të cilat promovojnë rajonin dhe potencialet e tij.
“Jemi krenarë me rezultatet e arritura, nëntë projektet të cilat janë financuar nga IPA- programet, kanë qenë te përqendruara në arritjen e biodiversitetit, pylltarisë, bujqësisë, zhvillimit turistik dhe te rinjve. Kemi përdorur fondet e BE për te promovuar rajonin dhe potencialet që ajo ka.”
Beqir Fejzullahu – zv/ministër në administratën e pushtetit lokal , theksoi
“ Një ndër faktorët e rëndësishëm për arritjen e këtyre rezultateve ka qenë edhe bashkëpunimi. Përvojat e deritashme, përkushtimi si dhe përpjekjet e vazhdueshme do te na ndihmojnë te arrijmë rezultate dhe suksese edhe me te mëdha”.
Ne përfundimin e konferencës u theksua nevoja e thellimit të këtij bashkëpunimi ,pasi që fondet e BE -së do të jenë edhe me të mëdha dhe do të orientohen në nevoja të përbashkëta të dy shteteve.
Bashkëpunimi ndërkufitar midis Malit të Zi dhe Kosovës, cilësohet si më i miri në rajon, i cili njëherësh paraqet thelbin e integrimeve europiane. i.m.