E veçanta e zgjedhjeve lokale, në Ulqin, është se subjektet shqiptare, dalin ndaras dhe të përçara. Krerëve të politikës shqiptare, duket se iu mungon kuraja e bashkëpunimit. Këta, pa kapitalin politik, me veprimet e tyre të pamatura mirë, po bëjnë hapa të gabuar, japin shembullin e keq, karakterin e ulët politik. Një politikë që përçan e shkatërron për synime të rastit, është politikë shterpë dhe krijon antivlerë !. -Vaj halli !. Jemi ba me na kja n’pecë
Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale që do të mbahen në Ulqin.Siç dihet, ato do të mbahen më 4 shkurt të këtij viti. E veçanta e këtyre zgjedhjeve, është se subjektet shqiptare, dalin ndaras dhe të përçara. Edhe përkundër faktit se, pushteti lokal në Ulqin ushtrohej nga koalicioni i gjerë, i “fortë” me diktat nga Podgorica,(me ndërmjetësimin e PDS-it,të Gjukanoviqit), nga fillimi nuk ka funksionuar ashtu siç duhej. Marrëdhëniet brenda këtij koalicioni ishin të brishta, madje këto marrëdhënie po rrëshqasin poshtë e më poshtë, aq sa është krijuar një huti e madhe në opinion. Megjithatë, plasaritjet janë të qarta dhe të dukshme. Krerëve të politikës shqipatare të këtij mjedisi, duket se u mungoi kuraja për bashkëpunim, për të gjetur një zgjidhje të duhur, për tejkalim të krizës së krijar. Por siç shihet, zemërimi, huqet dhe inatet e tyre e kanë thelluar krizën dhe kjo, tashmë është kurorëzuar me ndarje, në këto zgjedhje,( përjashtim bën këtu, një koalicioni tepër i ngushtë ). Fitohet bindja, se këtu, lufta është më tepër për një revansh politik, për të shfryrë mllefin e ngujuar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “798” të revistës Koha Javore

