Ulqin- Zgjedhjet vendore në Komunën e Ulqinit do të mbahen më 4 shkurt të këtij viti, në tëcilat zyrtarisht është konfirmuar pjesëmarrja e tetë partive politike dhe dy koalicioneve. Ndërkaq, partitë politike shqiptare në këto zgjedhje janë rreshtuar në tre lista zgjedhore.
Ndërkaq, bëhet e ditur se Komisioni Lokal i Zgjedhjeve ka përcaktuar renditjen e subjekteve politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 4 shkurtit.
Sipas shortit të hedhur, renditja vijon si më poshtë:
„SOCIALDEMOKRATËT – IVAN BRAJOVIQ –QËNDRUESHËM PËR ULQININ “
UDSH – ME ZEMËR PËRPARA
PARTIA BOSHNJAKE
DEMOKRATËT – FITORE E JO NDARJE
FORCA E RE DEMOKRATIKE – TA MBROJMË TË ARDHMEN
KOALICIONI “PËR ULQININ E SHËNDOSHË” (FRONTI DEMOKRATIK – PARTIA POPULLORE E SOCIALISTËVE)
PARTIA SOCIALDEMOKRATE – RANKO KRIVOKAPIQ – TË GJALLËROJË ULQINI
KOALICIONI “ZGJOHU ULQIN” (PARTIA DEMOKRATIKE, LËVIZJA QYTETARE “PERSPEKTIVA”, LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI)
URA – ULQINI GJENERATAVE TË REJA
PARTIA DEMOKRATIKE E SOCIALISTËVE – “ULQINI FITON – MILLO GJUKANOVIQ”
Zgjedhjet vendore në këtë komunë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, janë konsideruar si tejet të rëndësishme. t. u.