Mosmarrëveshjet dhe konfliktet politike aktuale midis kësaj klase politike që sundon sot shqiptarët në Tiranë dhe në Prishtinë, përbëjnë rrezikun më të madh që i kanoset sot kombit shqiptar. Rrezikohet që konfliktet politike aktuale të kthejnë mbrapa arritjet e deritanishme të shqiptarëve në Ballkan
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork
Ja edhe një Vit i Ri filloi, një vit dhe një fillim i ri që gjithmonë ofron shpresa se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se viti që kaloi. Pritshmëritë janë gjithmonë për jetë e shëndet për të afërmit tone, për familjen dhe miqtë dhe kolegët. Shpresojmë dhe lutemi në këtë stinë, për paqe e përparim, begati dhe bashkëpunim për shoqërinë ku jetojmë në veçanti dhe për botën në përgjithësi.
Fundi i vitit që kaloi dhe fillim Viti i Ri, është gjithmonë një kohë për të reflektuar mbi vitin që kaloi, të bëmat dhe të pa bëmat — sukseset dhe dështimet – si dhe ç’duhet bërë më mirë në Vitin që posa filloi. Reflektimi mund të jetë i një individi, i një shoqërie, i një shteti, i një qeverie, ose një kombi. Me shembjen e komunizmit dhe me çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj – arritje të cilat me të drejtë mund të cilësohen si historike për kombin shqiptar — mendonim se kombi shqiptar do të merrte hovin e pritur aq shumë drejt përparimit, brenda trojeve shqiptare dhe në arenën ndërkombëtare.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore
