Këto ditë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve bëri thirrje publike për aplikimin për elektor të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (besoj në Mal të Zi), për pjesëmarrjen në Kuvendin e elektorëve të Këshillit dhe në bazë të saj, natyrisht, edhe për zgjedhjen e anëtarëve të KKSH-së në Mal të Zi. Kjo thirrje, edhe pse pak në afat e vonuar, s’ka asgjë të keqe, është thjesht një obligim ligjor. Por më i rëndësishëm është fakti i veprimit të këtij Këshilli pas dy mandateve zgjedhore, rezultatet e (pa)arritura dhe pritshmëria e shqiptarëve në Mal të Zi nga veprimtaria, puna dhe angazhimi serioz e profesional i anëtarëve të tij.
Analizat a komentet mund të jenë në varësi të shijes, perceptimit ose edhe të përkatësisë politike të cilitdo qoftë, kryesisht për përfitime politike e shumë herë edhe personale. Sidoqoftë, kur flitet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, për këtë çështje madhore të shqiptarëve, duhet t’u shmangemi shijeve, përkatësisë politike apo cilitdo interes personal, pasi kjo do të ishte e pafalshme.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore

