Gjatë kësaj periudhe “Art Club”-i është ballafaquar me sfida politike, financiare, karrieriste, nënvlerësuese, por ka mbijetuar duke qenë lider i kulturës shqiptare në Mal të Zi. Secila udhëheqje ka lënë gjurmët e veta, por embrioni i saj ka mbetur unik
Ulqin, 28 dhjetor 2017 – Në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, në Ulqin themeluam Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me qëllim që të zhvillojmë, afirmojmë dhe promovojmë vlerat e kulturës dhe të artit shqiptar, jo vetëm në Ulqin, por edhe në qendrat tjera në viset etnike shqiptare në Malin e Zi.
Si rezultat i vlimeve politike dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve në këtë periudhë edhe në Malin e Zi, në vitin 1988 kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga anëtarësia e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Shoqatës së Gazetarëve të Malit të Zi dhe Jugosllavisë së atëhershme moniste.
Që në atë moment kam inicuar idenë për themelimin e një shoqate kulturore dhe shkencore, në mënyrë që ajo të tubojë të gjithë krijuesit shqiptarë, fillimisht në Ulqin, e pastaj të jetë e hapur edhe për ata që jetojnë e krijojnë në mjediset tjera etnike shqiptare në Malin e Zi. Me këtë nismë kam njoftuar piktorin Rudi Goga, poetin Basri Çapriqi, prozatorin Asllan Bisha, piktorin Qazim Muja dhe kompozitorin Fiqri Hasanaga. Ka pasur paksa dilema, por dolëm në opinion.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “796” të revistës Koha Javore

