E përbashkëta e gjitha këtyre zgjedhjeve në Mal të Zi është boshti rreth të cilit rrotullohen bisedat dhe platformat partiake. Kështu, “vlerat” parësore të cilat “hanë bukë e pinë ujë” në tregun politik malazez si dhe në fushatat paraelektorale janë demagogjia politike, kamuflimi ekonomik, patriotizmat e rrejshëm, loja me ndjenjat nacionale, koncepti qytetar i dështuar, që proklamon për tri dekada në kontinuitet partia në pushtet, dhe bisedat boshe rreth integrimit në BE
Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe se tanimë jemi zhytur në fushatën paraelektorale, si në çdo raund elektorale propaganda politike mundohet për të identifikuar paraprakisht fituesit dhe humbësit. Paraprakisht, bëhen analiza të sipërfaqshme, të njëanshme, apo dhe tendencioze në funksion të retorikës për të fituar sa më shumë pikë në elektorat.
Fillimisht duhet konstatuar se në Mal të Zi, pavarësisht faktit se a bëhet fjalë për zgjedhje lokale apo parlamentare, si dhe pa marrë parasysh se a thua këto zgjedhje janë të rregullta apo të parakohshme, ato përcillen me ankth të paparë. Kështu, shpallja e zgjedhjeve i ngjan aktit të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa fushata paraelektorale si ditë e zgjedhjeve i ngjanë një beteje të përmasave “të jesh apo të mos jesh”.
Gjithashtu, e përbashkët e gjitha këtyre zgjedhjeve në Mal të Zi është boshti rreth të cilit rrotullohen bisedat dhe platformat partiake. Kështu, “vlerat” parësore të cilat “hanë bukë e pinë ujë” në tregun politik malazez si dhe në fushatat paraelektorale janë demagogjia politike, kamuflimi ekonomik, patriotizmat e rrejshëm, loja me ndjenjat nacionale, koncepti qytetar i dështuar, që proklamon për tri dekada në kontinuitet partia në pushtet, dhe bisedat boshe rreth integrimit në BE. Gjithçka tjetër vjen në rend të dytë, duke përfshirë këtu edhe platformat e mirëfillta politike, ekonomike dhe zhvillimore.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “796” të revistës Koha Javore

