Rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend, sepse, nuk iu shkon fjala, s’iu dëgjohet mendimi, nuk kanë të ardhme të qëndrueshme, me një fjalë s’shohin perspektivën e duhur. Kështu, mangësitë ekonomike, rritja e papunësisë dhe në anën tjetër, varfëria e madhe, janë shifra që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë tash e sa vjet
Punësimi është një nga problemet më të mëdha që po përcjellë shoqërinë tonë. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i papunësisë është i lartë. Të shtyrë nga papunësia, rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend, sepse, nuk iu shkon fjala, s’iu dëgjohet mendimi, nuk kanë të ardhme të qëndrueshme, me një fjalë s’shohin perspektivë. Qeverisja lokale me një politikë jo të mirëfilltë, tallëse dhe degraduese është shndërruar në treg konsumues dhe në një g a n g r e n ë për të rinjtë tanë.
Realiteti i sotëm na përballë me sfida të shumta. Na përballë me vorbullën në të cilën bëjmë pjesë secili prej nesh, por gjenerata më e prekshme është ajo e të rinjve .
E vërteta është, se jeta në rini është përplot stuhi. Stuhi që sjellin herë dhimbje, herë dhe kënaqësi. Në këtë moshë, fillon edhe koha e shqetësimeve. Fillon një etapë e re e zhvillimeve fizike, psikike, sociale, emocionale, shpirtërore, intelektuale etj….Por, në anën tjetër, rinia ka edhe sfida të tjera me të cilat ajo përballet. Ajo krijon pikëpamjen e vet ndaj jetës. Rinisë, sot, përveç të tjerave, i duhet të “ luftojë” edhe me paragjykimet e prindërve, për atë që ata bëjnë dhe problemi thelbësor është moskuptimi i gjërave që të rinjtë i përjetojnë.
Problem tjetër në vete është se rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend, sepse, nuk iu shkon fjala, s’iu dëgjohet mendimi, nuk kanë të ardhme të qëndrueshme, me një fjalë s’shohin perspektivën e duhur. Kështu, mangësitë ekonomike, rritja e papunësisë dhe në anën tjetër, varfëria e madhe, janë shifra që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë tash e sa vjet, andaj dhe të rinjtë tanë, sot ndodhen në udhëkryqe të jetës . Qeverisja e vendit, me një politikë jo të mirëfilltë, tallëse dhe degraduese është shndërruar në treg konsumues dhe në një g a n g r e n ë për të rinjtë tanë .
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “794” të revistës Koha Javore

