Darmanoviq: Demarkacioni tash është problem i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se për Podgoricën zyrtare, çështja e kufizimit me Kosovën ka përfunduar, ndonëse Komisioni Qeveritar i Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja e vitit 2015 mes dy vendeve nuk është e rregullt.
“Çështja e demarkacionit tani është problem i Kosovës. Parlamenti i Malit të Zi asnjëherë nuk ka anuluar marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo nuk do të ndodhë as tani”, ka thënë Darmanoviq për agjencinë e lajmeve “Nova”, duke shtuar se beson në fuqinë demokratike të institucioneve të Kosovës.
Ky reagim pason procedimin që të hënën ka bërë Qeveria e Kosovës, në Kuvendin e Kosovës, marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi.
Kryeministri i Kosovës Haradinaj dhe partia e tij kanë kundërshtuar nga fillimi demarkacionin me Malin e Zi duke pretenduar se Kosova po humb territor dhe se rishikimi i saj ka qenë një nga premtimet e para të kryeministrit të ri para se të marrë detyrën.  (Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat