Toni Ujkaj
Investimet kapitale janë të mirëseardhura dhe duhen përgëzuar kudo dhe kurdoherë. Ato i paraprijnë një ecurie dhe një zhvillimi tërësor të një vendi, cilido qoftë ai, fshat apo qytet. Investimet kapitale duhen konsideruar si çelësi i prosperitetit të një vendi. Ato janë jetike dhe kyçe për t’u dhënë shpresë banorëve të një vendi për një jetë më të mirë dhe kushte më të volitshme të jetesës.
Njeri ndër vendet (krahinat) i cili padyshim ka pasur nevojë më shumë se asnjë vend tjetër për të vënë dikush dorë në zhvillimin e tij, është Trieshi, përfshirë të gjitha fshatrat që e përbëjnë si dhe vendet fqinje të cilat lidhen me Trieshin përmes rrugës automobilistike.
Banorët e këtyre fshatrave prej më shumë se tre dekadash, janë të lënë pas dore dhe në mëshirë të fatit. Të lënë pas dore më keq se asnjë fshat tjetër në Malësi me kushte jetese të vështirësuar si mos më keq. Nëse ndokush nga të ngarkuarit me punë të ndryshme në interes të qytetarëve ka ndërmarrë iniciativë për të vënë dorë nëpër fshatra të Malësisë në cilëndo sferë të jetës, në Triesh këto nisma dhe vëmendja ndaj banorëve atje, ka munguar ose ka qenë dukshëm e kufizuar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “782” të revistës Koha Javore