Mjete mepeshë dhe vlerë shumëdimensionale

Ditë më parë, Komuna e Plavës ka siguruar 60 mijë euro grante nga Bashkimi Evropian për
rikonstruksionin dhe rregullimin e trapeve në liqenin e Plavës. Vlera e tërësishme e projektit është rreth 74 mijë euro, ndërsa me realizimin e tij trapet do të fitojnë pamje më të bukur dhe më të rregulluar.
Në njoftimin për shtyp, kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja me Rrjetin e Asociacionit të Pushteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS), në kuadër të projektit EU4ALL.
Edhe Komuna e Gucisë ka siguruar 60 mijë euro grante nga Bashkimi Evropian për asfaltimin e rrugës “Bosanska ulica” (Rruga e Bosnjës), prej fillimit e deri te Hipotekarna Banka, me çka kjo rrugë do lidhet me sheshin e Ali Pashës. Marrëveshjen e ka nënshtruar kryetari i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq me përfaqësuesit e NALAS-it, në kuadër të projektit EU4ALL.
Në prononcimin për media, kryetari i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq ka theksuar se me këtë projekt vazhdohet me investime në rregullimin e qendrës së qytetit dhe avancimin e sipërfaqeve publike me qëllim që për të gjithë qytetarët e Komunës të ndërtojnë infrastrukturë të mirëfilltë.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat