Inaugurohet objekti shumëfunksionësh për shërbime sociale dhe publike

“Qëllimi ynë nuk është vetëm ndërtimi i objektit, por ndërtimi i sistemit i cili është më afër qytetarëve, më efikas, më human dhe më i drejtë. Me investim në objekte të këtilla investojmë në njerëz, sigurinë e tyre, dinjitet dhe cilësi të jetës”, ka deklaruar ministri i Mirëqenies Sociale, Përkujdesjes së Familjes dhe Demografisë, Damir Gutiq

Guci – Ministria e Mirëqenies Sociale, Përkujdesjes së Familjes dhe Demografisë në bashkëpunim me UNDP-në dhe Komunën e Gucisë, të mërkurën, më 5 gusht 2026, solemnisht kanë bërë inaugurimin e objektit shumëfunksionësh.
Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Përkujdesjes së Familjes dhe Demografisë, në këtë objekt do të vendosen njësitë e Qendrës për Punë Sociale, Entit për Punësim, Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Fondit për Sigurimin Shëndetësor si dhe shërbimet e qëndrimit ditor për të rritur dhe personat e moshuar me invaliditet dhe persona të rritur dhe të moshuar të cilët kanë nevojë për mbështetje në jetën e përditshme.
Duke u drejtuar të pranishmëve, ministri i Mirëqenies Sociale, Përkujdesjes së Familjes dhe Demografisë, Damir Gutiq, ka theksuar se objekti i ri paraqet shumë më tepër se një objekt infrastrukturor, sepse është fjala për hapësirën e cila qytetarëve u mundëson qasjen më të lehtë ndaj institucioneve dhe shërbimeve cilësore.
“Qëllimi ynë nuk është vetëm ndërtimi i objektit, por ndërtimi i sistemit i cili është më afër qytetarëve, më efikas, më human dhe më i drejtë. Me investim në objekte të këtilla investojmë në njerëz, sigurinë e tyre, dinjitet dhe cilësi të jetës”, ka deklaruar ai.
Sipas njoftimit të Ministrisë, në veçanti është theksuar rëndësia e vendosjes së shërbimeve të qëndrimit ditor, e cila do të kontribuojë në përfshirjen më të madhe sociale të shfrytëzuesve, si dhe të ofrojë mbështetjen shtesë ndaj familjeve të tyre.
Objekti është përshtatur nevojave të personave me invaliditet, të gjithë qytetarëve të cilëve u është mundësuar hyrja pa pengesë në institucionet publike, duke vërtetuar përcaktimin për krijimin e shoqërisë së mundësive të barabarta dhe avancimin e qasjes ndaj institucioneve të të gjithë qytetarëve, thuhet në komunikatë.
Për ndërtimin dhe pajisjen e objektit me sipërfaqe 280 metra katrore, Qeveria e Malit të Zi ka ndarë rreth 516 mijë euro, ndërsa ndërtimi i objektit është realizuar përmes bashkëpunimit të Ministrisë së Përkujdesjes Sociale, Kujdesit ndaj Familjes dhe Demografi me Komunën e Gucisë, e cila ka siguruar truallit për ndërtim.
Objekti i ri paraqet edhe një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm të institucioneve shtetërore, vetëqeverisjes lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë në krijimin e sistemit të përshtatshëm, efikas dhe human të mbështetjes së qytetarëve, thuhet në komunikatë.
Me hapjen e këtij objekti është bërë hap i rëndësishëm drejt avancimit të sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, si dhe krijimit të shërbimeve të përshtatshme dhe cilësore për qytetarët e komunës së Gucisë.
Në komunikatën për shtyp thuhet po ashtu se Ministria e Mirëqenies Sociale, Përkujdesjes së Familjes dhe Demografisë do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve në tërë Malit të Zi, me fokus të veçantë në mjediset që janë larg qendrave administrative, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë të drejta të barabarta, pa marrë parasysh vendbanimit.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat