Të dielën, më 8 mars 2026, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Podgoricë u zhvillua aktiviteti “Women Who Unite Us”, ku u prezantua katalogu “Përtej kufijve, brenda shpirtit”. Ky katalog përfshin veprat e 38 artisteve nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Preshevën, Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, duke theksuar bashkimin përmes artit dhe kulturës.
Aktiviteti u mbajt nën kujdesin e ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, Zhaklina Peto, si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në Malin e Zi dhe të Art Tirana Center.
Ky aktivitet shërbeu si një hapësirë e rëndësishme për të promovuar krijimtarinë e grave artiste shqiptare dhe për të forcuar lidhjet kulturore përtej kufijve, duke treguar se arti dhe shpirti krijues bashkojnë komunitete dhe kultura.
Donika Lulgjuraj
