Në fokus funksionimi i gazetës “Koha javore” dhe avancimi i saj

Podgoricë – Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka pritur të enjten (26 shkurt 2026) në një takim pune kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, dhe redaktorin përgjegjës të gazetës “Koha javore”, Ismet Kallaba.
Në fokus të takimit ka qenë funksionimi i gazetës “Koha javore” dhe avancimi i saj, përmirësimi i kushteve të punës dhe shikimi i mundësisë për rritjen e buxhetit vjetor nga Kuvendi i Malit të Zi si themelues i saj.
“Koha javore” ka filluar të botohet në shkurt 2002 dhe deri tani janë botuar gjithsej 1201 numra.
Vitin e ardhshëm “Koha javore”, e cila që prej vitit 2015 botohet nga KKSH, do të shënojë 25-vjetorin e saj.
Në takim është folur edhe për tema dhe çështje të tjera që lidhen me aktualitetin dhe shqiptarët në Malin e Zi.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat