Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, që është mbajtur të shtunën (14 shkurt 2026), është zgjedhur sekretarja e këtij institucioni që përfaqëson shqiptarët, si dhe anëtarët e Këshillit Programor të gazetës “Koha javore”.
Sekretare e KKSH-së është zgjedhur Ulkiana Tela, ndërsa anëtarë të Këshillit Programor të gazetës “Koha javore” Tahir Tahiri, Mark Junçaj, Daut Ceka, Dr. Haxhi Shabani dhe Rinita Rejzi.
Anëtarët e KKSH-së kanë miratuar po ashtu raportin e punës dhe financiar për vitin 2025 si dhe programin e punës për vitin 2026.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave, i cili është në shqyrtim publik, si dhe për problemin e barazimit të kualifikimeve me të cilin përballen kandidatët shqiptarë që i kanë kryer studimet në Shqipëri, Kosovë dhe disa vende të tjera, si pasojë e ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve në fushën e arsimit.
(Kohapress)
