42 mijë dollarë për vendlindjen

Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, me seli në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdon me ndarjen e ndihmave për vendlindjen.
Nga ky fondacion kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti kanë ndarë 42 mijë dollarë ndihma për vendlindjen, ku përfshihet ndihma për dyzet familje dhe individë nevojtarë dhe bursa për 25 studentë, të cilët i vazhdojnë studimet në universitete të ndryshme.
“Nevojtarët tanë dhe udhëheqja e Fondacionit ‘Dom Simon Filipaj’ falënderojnë të gjithë donatorët që gjatë 20 vitesh asnjëherë nuk e harruan vendlindjen e vet, as ata që jeta nuk i mori me të mirë”, thuhet në deklaratën për shtyp, duke shtuar se fushata për mbledhjen e fondeve vazhdon.
Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, i cili mban emrin e meshtarit dhe përkthyesit të Biblës në gjuhën shqipe, ka shënuar sivjet 20-vjetorin e themelimit të tij.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat