Prona nuk mund të shitet pa epyetur popullin

Ambasadori amerikan Roderik Mur na pyeti: A do të kishte qenë i mirëpritur nga popullsia vendore kapitali amerikan – kompanitë amerikane sikur të ndërtonin një Dubai të ri në bregdetin tuaj?! Dhe Hajdinaga iu përgjigj preras: Jo, nuk do të kishte qenë i mirëpritur, sepse ne jemi pakicë etnike dhe kuptohet që në një Dubai të ri do të ishim asimiluar fare, por do të ishte i mirëpritur nëse atyre u jepet një apo dy kilometra nga plazhi, sepse pjesën tjetër duhet ta mendojmë për gjeneratat që vijnë. Për çudi, Roderik Mur u përgjigj se edhe Amerika mendon ashtu

Muhamet Nika

Si veteran i organizimit politik të shqiptarëve në Malin e Zi, për sa i takon shitjes se Plazhit të Madh më duhet të them se oferta për shitjen e hapësirës dhe territorit të komunës së Ulqinit patëm që në kohën kur kryetar i Komunës ishte Gzim Hajdinaga dhe unë kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Kujtoj që atëherë ambasadori amerikan në Podgoricë, Roderik Mur, kërkoi që të bëjmë një shëtitje ditore në Ulqin, duke nisur nga Plazhi i Vogël deri në Adë e pastaj në pjesën kontinentale të komunës. Kur arritëm te Guri i Gjeranave, të shoqëruar nga anija e policisë, ai, pra ambasadori Mur, pasi hodhi shikimin në hapësirën e Plazhit të Madh, m’u duk deri në Shas e më tej, na pyeti: A do të kishte qenë i mirëpritur nga popullsia vendore kapitali amerikan – kompanitë amerikane sikur të ndërtonin një Dubai të ri në bregdetin tuaj?! Dhe Hajdinaga iu përgjigj preras: Jo, nuk do të kishte qenë i mirëpritur, sepse ne jemi pakicë etnike dhe kuptohet që në një Dubai të ri do të ishim asimiluar fare, por do të ishte i mirëpritur nëse atyre u jepet një apo dy kilometra nga plazhi, sepse pjesën tjetër duhet ta mendojmë për gjeneratat që vijnë. Për çudi, Roderik Mur u përgjigj se edhe Amerika mendon ashtu.
Pra, kush thotë që Ulqini apo ulqinakët na qenkan kundër investimeve kapitale të huaja në Ulqin dhe nëse këtë duan ta bëjnë për të ndërtuar një Dubai të ri, atëherë atë le ta bëjnë vërtet në ujë, siç është në Dubai, i cili është ndërtuar në det dhe jo të shfrytëzojnë plazhin që Zoti na ka dhënë neve. Për më shumë, për sa i përket hapësirës së shitjes së liqenit të Shasit autori i këtyre rreshtave ka bërë një studim të tërë, të cilin mund ta lexoni në web faqen Ulqini aktiv, te rubrika Vitrina e librit.

Bregdeti i Ulqinit nuk mund të shitet nga Ndërmarrja “Morsko Dobro” (Të Mirat Detare), sepse figuron që ajo nuk është e regjistruar dhe duke mos qenë e regjistruar, as që bëhet fjalë që ta shesë pronën e komunës sonë pa e pyetur fare popullin


Për lexuesin po sjellim në vëmendje edhe një ankesë tonën, e cila zbulon që bregdeti i Ulqinit nuk mund të shitet nga Ndërmarrja “Morsko Dobro” (Të Mirat Detare), sepse figuron që ajo nuk është e regjistruar dhe duke mos qenë e regjistruar, as që bëhet fjalë që ta shesë pronën e komunës sonë pa e pyetur fare popullin.
Para se të lexoni ankesën që ia kemi dërguar Ministrisë së Financave, kujtojmë që një gjë e tillë nuk mund të bëhet sepse edhe Kuvendi i Malit të Zi nuk e ka miratuar ligjin e tillë në kohën kur qeveria e PDS-së ia propozoi Kuvendit të Malit të Zi, ku thuhej që qeveria mund të shesë territorin e Malit të Zi duke ia kaluar atë në pronësi shtetit të Malit të Zi në kadastër, pa ua paguar tokën ish-pronarëve. Kuptohet që qeveria atëherë edhe ra, sepse kryeministri i atëhershëm Krivokapiq dha dorëheqjen, kurse për çudi, deputeti shqiptar i asaj kohe Genci Nimanbegu ishte që e tërë toka e Ulqinit të na merrej, ashtu siç është marrë dikur ekonomia e Shasit. Kjo është e shkruar e bardhë mbi të zezë, kurse sot na duket që shitja apo mosshitja e hapësirës së cekur ka mundësi që të shoqërohet edhe me krizë politike në komunën e Ulqinit.
Në fund mund të lexoni kërkesën e OJQ “Aktiv” drejtuar Ministrisë së Financave për interpretim të ligjit, që përfundoi si letër pa adresë pasi kemi trokitur në të gjitha dyert e ministrive, kryetarit të shtetit, të qeverisë, pastaj Bashkimit Evropian, Ambasadës së SHBA-së si dhe kryetarit të Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.

Të fundit

më të lexuarat