Një kërkesë ekahmotshme e banorëve dhe epërfaqësuesvepolitikë shqiptarë

Drejtoria për Komunikacion ka hapur të mërkurën e kaluar (9 korrik 2025) tenderin për rikonstruksionin e rrugës regjionale Ostros – Katërkollë, me gjatësi 17 kilometra.
Vlera e parashikuar e investimeve është 17 milionë euro dhe punimet pritet të realizohen në disa faza.
Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 1 shtator 2025, ndërsa zgjedhja e ofertës më të mirë deri më 30 tetor 2025.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Forumit Shqiptar, Artan Çobi.
Në një postim në rrjetin shoqëror Facebook, ai ka shkruar ndër të tjera se “ky është një hap i rëndësishëm në arritjen e qëllimeve kryesore të pjesëmarrjes së Forumit Shqiptar në Qeverinë aktuale, krahas investimeve po ashtu të rëndësishme që po ndërmerren edhe në zonat e tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi”.
Ndërtimi i kësaj rruge, e cila sot është në një gjendje të mjerueshme, është një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Anës së Malit dhe Krajës dhe e përfaqësuesve politikë shqiptarë, dhe pritet të ketë ndikim pozitiv në jetën e banorëve të kësaj treve, të cilët edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore kanë migruar kryesisht në Ulqin, Tivar dhe në diasporë.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat