Mali i Zi është një ndër vendet me ajrin më të ndotur në Evropë dhe shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit.
Sipas një raporti të Komisionit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për vitin 2024, Maqedonia e Veriut ka nivelin më të lartë të ndotjes, respektivisht edhe shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit në Evropë
Të dhënat statistikore tregojnë se në këtë shtet numri i vdekjeve të lidhura me cilësinë e keqe të ajrit është 255 në 100 mijë banorë.
Në vendin e dytë renditet Serbia me 217 vdekje, ndërsa në vendin e tretë Mali i Zi me 174 vdekje në 100 mijë banorë.
Gjendja kritike paraqitet edhe në Shqipëri (164), Bullgari (158) dhe Poloni (125).
Kur bëhet fjalë për shtetet me shkallën më të ulët të ndotjes së ajrit, kryeson Islanda me zero raste vdekjeje, pasur nga Finlanda (3), Suedia (6), Norvegjia (7) dhe Irlanda (9).
Disa prej sëmundjeve të lidhura me ndotjen e ajrit janë kanceri i mushkërive, arresti kardiak si dhe sëmundjet respiratore.
(Kohapress)