Gjatë vitit 2025, një repertor më i pasur kulturor

“Qytetarët e Malësisë patën mundësinë të shijojnë shfaqje teatrore, filma dokumentarë, muzikë klasike, xhaz dhe zbavitëse, si dhe ekspozita pikture e skulpture, promovime librash dhe mbrëmje letrare të paharrueshme”, theksuan nga ky institucion

Tuz – Qendra Kulturore-Informative “Malësia” njoftoi mbylljen me sukses të vitit 2024 – një viti të mbushur përplot aktivitete kulturore.
Nga ky institucion kulturor kanë bërë të ditur se viti që sapo kemi lënë pas ka qenë një vit që ka pasuruar jetën kulturore të komunitetit vendas, me një program të larmishëm dhe cilësor, nëpërmjet ofrimit të një game të gjerë të aktiviteteve kulturore dhe artistike.
“Qytetarët e Malësisë patën mundësinë të shijojnë shfaqje teatrore, filma dokumentarë, muzikë klasike, xhaz dhe zbavitëse, si dhe ekspozita pikture e skulpture, promovime librash dhe mbrëmje letrare të paharrueshme”, theksuan nga ky institucion.
Duke treguar angazhimin e tyre për këtë vit që sapo filloi (2025), ata kanë thënë se kanë përgatitur një repertor edhe më të pasur dhe më të veçantë, dedikuar qytetarëve të Malësisë.
“Ftojmë të gjithë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm kulturor dhe të përjetoni magjinë e artit”, është porosi e këtij institucioni kulturor.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat