Plavë – Në mbrëmjen e shtunës së kaluar, në ambientin e sallës së madhe të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq” përplot me shikues nga Plava e vendbanimet në rrethinë, por edhe nga Gucia e më gjerë, është mbajtur promocioni i filmit të shkurtër (10 minutash) me titull “Plava – qytet ngjyrë vjollce” (Plav – ljubičasti grad – Plav the purple city).
Filmi në fjalë është pjesë e projektit “DiscoverMNE”, themelues i të cilit është ekipi projektues në krye me kreatoren (krijuesen) Mirjana Milladinoviq, qëllimi i të cilit është promocioni i 25 qyteteve të Malit të Zi, përmes serisë (vargut) të filmave të shkurtër, ku çdo film sjellë rrëfimin mbi qytetin me fokus në kulturën, historinë dhe ofertën turistike të tij.
Filmi mbi Plavën, është realizuar në bashkëpunim dhe përkrahje e mbështeti të pa rezervë të organeve relevante të qeverisjes lokale, në krye me kryetarin e komunës Nihad Canoviq, të cilit i takojnë meritat më të mëdha në krijimin e tij.
Pas fjalës përshëndetëse të moderatores së programit të promocionit dhe performimit disa minutash të Kllapës muzikore nga Berani “O Dive Bell Canto” e cila me pikat e veta muzikore nga repertoari i saj i begatë, argëtoi të pranishmit në sallë, kryetari Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën e vet të rastit falënderoi ekipin e projektit “DiscoverMNE” në krye me kreatoren (krijuesen) e filmit, për bashkëpunim cilësor, duke u shprehur në vazhdim: “Ky film nuk është rrëfim vetëm për ne, por mesazh (porosi) botës mbi Plavën – vendin i cili lidhë e bashkon bukurinë dhe traditën, vendi ku ndihet e përkujtohet shpirti i të parëve tanë dhe fuqia madhore e natyrës. Prezantimi i filmit në gjashtë gjuhë, u hapen dyert njerëzve në tërë rruzullin tokësor që të vëzhgojnë e venerojnë në shpirtin tonë, të shikojmë Plavën përmes syve tanë dhe të ndiejnë veçoritë e saj”. Ai në elaborimin e vet mishërues në vazhdim shtoi se “Natyra jonë, vërtetë është kryevepër dhe mu për atë, e jona është që ta ruajmë, ta shfrytëzojmë atë, por vetëm ashtu, në mënyrë që njohësi i artit ta shfrytëzojë kryeveprën: të vendosim kornizën dhe atë ta varin në vendin që e meriton. Me fillim të këtillë dhe me gjithë atë që bën Komuna e Plavës, ne e bëjmë mu atë që na është dhuruar duke ruajtur me kujdes trashëgiminë e cila na është besuar”.
Kryesuesja e ekipit të projektit në fjalë, Mirjana Milladinoviq, pjesë përbërëse është filmi “Plava – qytet ngjyrë vjollce”, në fjalën e vet përshëndetëse përzemërsisht falënderoi stafin punëdrejtues të Komunës së Plavës, e në veçanti kryetarin e saj, Nihad Canoviq, për mbështetje dhe bashkëpunim të pa rezervë në realizimin e koncipimit të planit projektues të filmit mbi Plavën, si dhe ideatorin propozues për projektimin e tij, veprimtarin e denjë dhe shumë përfshirës të aktiviteteve të punës në natyrë, plavjanin Enes-Enko Dreshkoviq.
Për të gjithë të pranishmit në promocion, në ambientin e hollit të Qendrës për kulturë, Komuna e Plavës shtroi koktej rasti.
Shaban Hasangjekaj