U miratua llogaria përfundimtare e Buxhetit të Komunës së Plavës për vitin 2023 dhe një vistër propozim vendimesh të punës së organeve e institucioneve të Komunës

Plavë – Në seancën e tretë të rregullt të Komunës së Plavës për vitin 2024, e cila u mbajt të hënën më 30 shtator 2024, në ambientin e sallës së vogël për takime, tubime dhe seanca të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq”, në të cilën ishin të pranishëm 26 këshilltarë prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi, u trajtuan e shqyrtuan e pastaj edhe u miratuan 13 propozim vendime të punës së organeve të vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve publike që veprojnë në kuadër të Komunës, të cilat njëherazi ishin 13 pikat e rendit të ditës të punës së seancës, ndër të cilat qendrore ishte Propozim vendimi mbi llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës për vitin 2023 bashkë me raportin e revizorit të pavarur mbi revizionin e propozimit të llogarisë përfundimtare për vitin 2023.
Në fillim të seancës, të cilën e hapi kryetari i Kuvendit, Allen Balliq, u verifikua mandati i dy këshilltarëve të rinj, i Rasim Osmançeviqit nga Partia Boshnjake në vend të këshilltarit të dorëhequr të kësaj partie, Damir Gutiq, dhe i Millonja Grozdaniqit nga Partia Demokratike Popullore e Malit të Zi në vend të këshilltarit të po kësaj partie, Zdravko Gjuriçanin, i cili më parë dha dorëheqje nga detyra e këshilltarit. Pastaj pas vërejtjeve argumentuese të dy këshilltarëve të PB-së, Ervin Kandiq dhe Sabina Kollashinac, u miratua proces verbali nga seanca e parë e rregullt e KK-së e mbajtur më 28 mars 2024 me 21 vota “për” dhe 4 të “përmbajtur” të këshilltarëve të pranishëm, si dhe rendi i ditës i propozuar prej 13 pikash pa ndryshime dhe plotësime, njëzëri.
Seanca filloi punën me shqyrtimin e pikës së parë të rendit të ditës – pozim vendimin mbi llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës për vitin 2023 bashkë me Raportin e revizorit të pavarur përkitazi me llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2023, përmbajtjet koncipuese të të cilave të shprehura me fjalë dhe shifra në mënyrë analitike dhe konstruktive i prezantoi dhe i argumentoi sekretari i Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Sullejman Deshiq.
Në fillim të eleborimit konciz, Deshiq konfirmoi se Buxheti i Komunës së Plavës për vitin 2023 ishte i planifikuar në shumën 5.181.011,26 euro, gjendja e depozitës më 01.01.2023 në shumën 129.042,76 euro, shpenzimet e realizuara në shumën 3.906.081,35 euro, pagesa nga mjetet rezervë të Buxhetit në shumën 10.860,00 euro dhe gjendja e depozitës më 31.12.2023, në shumën 1.403.972.67 euro.
Pas trajtimit dhe shqyrtimit analitik e konciz të llogarisë përfundimtare të Buxhetit në fjalë dhe të Raportit të revizorit të pavarur nga ana e sekretarit Deshiq, kanë diskutuar këshilltarët Ervin Kandiq dhe Rasim Osmançeviq, kurse në fjalën e rastit kryetari i Komunës se Plavës, Nihad Canoviq, në mënyrë analitike, koncize dhe konstruktive bëri një vështrim detal të shprehur me shifra dhe fjalë mbi llogarinë përfundimtare të Buxhetit, akt ky i cili u miratua me 20 vota “për” dhe 6 të “përmbajtur”.
Në punën e mëtejme të seancës, e cila zgjati rreth dy orë, këshilltarët e pranishëm trajtuan e shqyrtuan dhe me shumicë votash “për” apo njëzëri, miratuan edhe dymbëdhjetë propozim vendime tjera të rendit të ditës në trajtimin të cilave në diskutimet e veta morën pjesë ca këshilltarë, kryesisht të opozitës: propozim vendimi mbi miratimin e planit lokal aksionar të partneriteti për administrim të hapur të Komunës së Plavës, të cilin e argumentoi Emro Feratoviq, mbi dorëzimin e automjetit në shfrytëzim të përhershëm pa kompensim të SHPK “Veprimtaritë Komunale” në Plavë, të cilin e argumentoi, drejtoi i Drejtorisë për investime e rregullim hapësinor, Fazllija Krciq, mbi shpalljen e ftesës publike për shitjen e automjetit të udhëtarëve përmes ankandit publik (aukcionit) – Qendra për kulturë “Husein Bashiq” të cilin e argumentoi kryetari i Pleqësisë së këtij institucioni, Sullejman Deshiq, mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq” i argumentuar po ashtu nga kryetari i Pleqësisë së këtij institucioni, Sullejman Deshiq. Katër pikat e radhës së rendit të ditës (6,7,8 dhe 9) u shqyrtuan në pako: Propozim vendimet mbi vënien jashtë fuqisë së vendimit mbi: pjacat (tregjet), kompensimet komunale, caktimin e tarifës së çmimeve të shërbimeve gjeodezike dhe mbi kushtet dhe mënyrën e pagesës së kompensimit për mirëmbajtje investuese të pjesëve të përbashkëta të ndërtesës dhe të punëve të cilat kryhen si dhe të intervencës të shpejt (urgjente) për ndërtesën e banimit, të cilat në mënyrë analitike dhe konstruktive i argumentoi sekretari i Kuvendi të Komunës, Rijad Markishiq.
Në vazhdimin e punës së seancën u trajtuan dhe shqyrtuan edhe propozim vendimet: mbi shpalljen e ftesës publike për shitjen e automjetit special të punës përmes ankandit publik (aukcionit), të cilin e argumentoi drejtori i Drejtorisë për investime dhe rregullim hapësinor, Fazllija Krciq, mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve të cilin e argumentoi sekretari i Komunës, Fikret Canoviq, mbi bashkëfinancimin e adoptimit të fasadave të ndërtesave të banimit në territorin e Komunës së Plavës të cilin e argumentoi drejtori i drejtorisë për investime e rregullim hapësinor, Fazllija Krciq, dhe Propozim vendimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi bursat e studentëve dhe shpërblimit të nxënësve dhe të studentëve.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat