Një tematikë e pashterueshme dashurie

Tuz – Në Qendrën Kulturore- Informative “Malësia” të enjten mbrëma më 26 shtator 2024, u bë promovimi i romanit “Dashuria e fundit”, i autores Nevila Nikaj.
Adhuruesit e fjalës së shkruar përveçse u njohën me atë çfarë trajton kjo vepër letrare në fjalë, ata patën mundësi të njihen më gjerësisht mbi krijimtarinë letrare të shkrimtares në fjalë, përmes një bashkëbisedimi që zhvilloi me autoren, z. Idriz Gjokaj, udhëheqës artistik dhe regjisor i programit në QKI “Malësia”.
Romani “Dashuria e fundit” trajton një tematikë të pashterueshme dashurie, fillimi i së cilës nuk dihet, dhe me siguri askush nuk e di se si përfundon. Tendenca e çiftit të ri për të krijuar një lidhje të qëndrueshme mbetet pezull, pasi krahas dashurisë së tyre shfaqen pengesa, batica dhe zbatica të ndryshme, të cilat, në shumicën e rasteve, në sytë e lexuesit duken të pakapërcyeshme.

Mesazhi që autorja ka dashur të përcjellë përmes romanit “Dashuria e fundit” është përgjegjshmëria, etika dhe respekti që duhet të kenë të rinjtë për jetën e tyre dhe të partnerëve të tyre. “Fokusi tjetër, jo më pak i rëndësishëm është rëndësia që kanë prindërit, pesha e fjalës dhe preokupimit të tyre. Mos i lëndoni prindërit duke ua kthyer shpinën atyre. Bëhuni altruistë dhe jo egoistë. Asgjë nuk është e sigurt në jetë. Fundi i dikujt mund të jetë shumë afër fillimit. Mos e keqpërdorni jetën. Liria ka limite” porosit shkrimtarja, Nevila Nikaj


Në një prononcim për gazetën “Koha javore” autorja e kësaj vepre letrare, Nevila Nikaj shprehet se ideja për të nxjerrë në dritë këtë libër i ka lindur nga dëshira për të shkruar mbi pasqyrimin e marrëdhënieve të dashurisë që përjetojnë sot të rinjtë.
“Dashuri të shpejta, të ekspozuara më shumë se ç’ duhet, të pakujdesshme, me drama e xhelozi, me sjellje ekstreme, deri edhe në vrasje për motive të dobëta” u shpreh Nikaj.
Mesazhi që autorja ka dashur të përcjellë përmes romanit “Dashuria e fundit” është përgjegjshmëria, etika dhe respekti që duhet të kenë të rinjtë për jetën e tyre dhe të partnerëve të tyre.
“Fokusi tjetër, jo më pak i rëndësishëm është rëndësia që kanë prindërit, pesha e fjalës dhe preokupimit të tyre. Mos i lëndoni prindërit duke ua kthyer shpinën atyre. Bëhuni altruistë dhe jo egoistë. Asgjë nuk është e sigurt në jetë. Fundi i dikujt mund të jetë shumë afër fillimit. Mos e keqpërdorni jetën. Liria ka limite” porosit shkrimtarja, Nevila Nikaj.
Romani “Dashuria e fundit” e autores Nevila Nikaj është botuar në vitin 2023, ndërsa ky është libri i saj i tretë.
Nevila Nikaj ka lindur dhe është rritur në Malësi të Madhe, përtej kufirit, ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Prej më shumë se një dekadë ajo jeton dhe vepron në komunën tonë. Në vitin 2021 botoi përmbledhjen e poezive “Leje për të jetuar”, të cilën e pasoi romani “Papafingoja”, i botuar në të njëjtin vit. Ndër të tjera, ajo është edhe anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Malësisë së Madhe.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat