Permendorjaqë për shumë dekada ishte “tabu”?

Kjo pllakë gjendet në qendrën e Katerkollës, në Anë të Malit, Komuna e Ulqinit.
Pllaka siç e shihni është e shkruar në gjuhën serbe, që është një dëshmi e cila na bën të kuptojmë mirë trajtimin dhe “ekzistencën” e shqiptarëve në ish-Serbo/Jugosllavi. Duke filluar nga emrat dhe mbiemrat e tyre të shkruar këtu në këtë pllakë, për ata që nuk janë nga ky vendbanim, është e vështirë t’i identifikosh shumicën e këtyre emrave dhe mbiemrave nga mënyra e të shkruarit, se a ishin shqiptarë apo kombësi tjetër? Sot shtrohet pyetja: se për kë dhanë jetën këta trima të Anës Malit?
Kuptohet se shqiptarët luftonin për t’u çliruar, por mashtrimi i tyre për liri filloi pas viteve 1945.
Shqiptarët në Mal të Zi detyroheshin të luftojnë kundër ”okupatorit”, ashtu siç i detyruan edhe shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera, të cilët i mashtruan në Mars të vitit 1945 për t’i dërguar në “Frontin e Sremit”, duke i ndaluar në Tivar për t’i masakruar me mijëra nga ta, te “Monopoli”. Kjo tregoi se shqiptarët nuk luftuan për lirinë e tyre, por për robërinë, për ripushtimin, për vetëmohimin e tyre për të qenë shqiptarë. Shqiptarët trajtoheshin ç’do kund njëjtë, edhe në vendin tonë shihet fare qartë edhe nga kjo pllakë në Katerkollë, që askush nuk mund të fliste për këta trima, që unë do t’i kisha quajtur viktimat e komunizmit serbo/jugosllav, që u flijuan në rrethana të panjohura, ku disave as varret nuk iu dihen, por edhe pas vdekjes serbo/jugosllavët u munduan t’i asimilonin, duke iu shkruar edhe mbiemrat me ”VIQA”, për t’i shndërruar në kombësi tjera.
Andaj për t’i respektuar këta trima, së paku iu kemi borxh të iu shkruajmë emrat ashtu siç i njihnin banorët e kësaj treve dhe për t’i identifikuar më së miri, që në të ardhmen ta ketë më lehtë historia.
Emri në mes të kllapave është emri i prindit të tyre, duke filluar që nga i pari:
1.Qazim (Rexhep) Hoxha
2.Osman (Beqir) Hoxha
3.Hajdar (Haziz) Ceka
4.Marash (Gjeka) Shkreli
5.Beqir (Tula) Jahoja
6.Shaqir (Sula)Mustafaj
7.Haxhi (Sela) Salaj
8.Malo (Haxhi) Alaj
9.Selim (Haxhi) Kulla
10.Muj (Sul) Vukaj
11.Xhevdet (Avdi) Avdija

Të fundit

më të lexuarat