Tuz – Në QKI “Malësia” në Tuz, është bërë shfaqja teatrore “Besimtari” me regji të Mirza Musisë nga Teatri “Studio” i Zenicës, me interpretim nga aktorët, Irfan Kasumoviq, Mirza Bajramoviq dhe Adem Smailhoxhiq.
Në këtë mbrëmje kulturore morën pjesë një numër i konsiderueshëm i publikut i cili përmes duartrokitjeve të shumta e priti jashtëzakonisht mirë këtë shfaqje.
Shfaqja teatrore “Besimtari”, është një tregimi për Ibrahimin, i cili pasi që merr lejen nga mësuesi i tij, shkon në qytet dhe thërret në besim. Fton njerëzit që të rishikojnë raportet me Zotin, të braktisin mëkatet, të refuzojnë pasurinë me çdo kusht dhe t’u bëjnë mirë të tjerëve. Me këtë akt hyn në konflikt me njerëzit, ndodh që nuk e kuptojnë, e refuzojnë dhe e shpallin heretik, intrigues dhe mëkatar. Ajo çfarë këtë shfaqje e bën të veçantë, është fakti se inicion teatrin spiritual dhe e bën pranuese për spektatorin, në Bosnje dhe më gjerë.
t. u.