Shpërblime të merituara, për sukses madhor në mësim

Në ambientin e platout të oborrit të Shkollës fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, të martën, më 11 qershor 2024, në ceremonialin e akademisë solemne ishin tubuar giysmëmaturantët me sukses të shkëlqyer në mësim, prindërit e tyre, mësimdhënësit, stafi punëdrejtues i shkollës dhe kryesuesit e Komunës së Plavës: kryetari i Komunës, Nihad Canoviq dhe kryetari i Kuvendit të Komunës, Allen Balliq, për të marrë pjesë në dorëzimin e diplomës “Lluça” (“Pishtari”) për sukses madhor që ata kanë arritur gjatë nëntë viteve shkollore në këtë shkollë.
Nga 97 giysmëmaturantët e pesë paraleleve mësimore të klasës së nëntë, një prej të cilave me shtatë sish me mësim në gjuhën shqipe, 18 gjysmëmaturantë gjatë shkollimit fillor nëntëvjeçar, kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore, u është dorëzuar diploma “Lluça” (“Pishtari”). Për suksesin madhor të arritur në procesin mësimor-edukativ dhe sjellje shembullore, me vendimin e kolektivit të mësimdhënësve të shkollës, të gjithë gjysmëmaturantët, laureat të diplomës në fjalë, janë shpërblyer me nga një libër.
Hapjen solemne të dorëzimit të diplomës “Pishtari”, në ambientin e skenës së improvizuar në platoun e oborrit të shkollës, e bëri profesoresha e gjuhës angleze, Allina Shaboviq, e cila me admirim, zë të ëmbël e buzëqeshje, përshëndeti të pranishmit në akademinë solemne, e gjysmëmaturantëve ua uroi shpërblimet për suksesin e arritur të shkëlqyer në nëntë klasët e shkollimit fillor, e pastaj ushtruesi i posa emëruar i detyrës së drejtorit të shkollës, Sellmir Purishiq, i cili bashkë me kryetarin e komunës, Nihad Canoviq, gjysmëmaturantëve ua kanë dorëzuar shpërblimet e merituara, diplomat, dhe nga një libër.
Komuna e Plavës, laureatët e diplomës në fjalë i ka nderuar (shpërblyer) me nga një libër, me nga një kopje të revistës lokale “Komuna” dhe me të holla.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Sellmir Purishiq, në fjalën e rastit ka përshëndetur të gjithë të pranishmit e ceremonialit solemn, e në veçanti laureatët e diplomës “Pishtari”, me theks të veçantë në shkollimin e tyre të mëtejmë dhe në avancimin e diturive të reja të fituara, duke dëshiruar që të vazhdojnë shkollimin e mëtejmë dhe të jenë t[ suksesshëm si deri më tani.
Edhe ndihmës drejtoresha e shkollës, zonja Minella Markishiq, me prezencën e vet në akademinë solemne, në fjalën e rastit, ndër të tjera, me admirim i ka përshëndetur dhe falënderuar reprezentuesit e shkollës – gjysmëmaturantët për suksesin e arritur vërtetë madhor në procesin mësimor edukativ gjatë shkollimit fillor nëntëvjeçar, duke u uruar sukses të njëjtë edhe në shkollimin e mëtejmë të mesëm.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën e vet përshëndetëse, giysmëmaturantëve të suksesshëm, laureatëve të diplomës “Lluça” (“Pishtari”), u ka dëshiruar fat, shëndet dhe sukses të lart në vazhdimin e shkollimit të tyre të mesëm dhe në vazhdim ka konfirmuar: “Ju, sot të pranishëm në këtë tubim madhështor – akademi solemne, vërtetë keni gjetur veten në kryerjen perfektë të të gjitha detyrave të punës mësimore-edukative gjatë shkollimit fillor nëntëvjeçar, dhe ajo padyshim, nuk është çështje e vogël. Të jesh gati ideal në plotësimin e kritereve gjatë nëntë viteve të shkollimit, ka kërkuar përkushtim mbi të cilin edhe shumë të rritur mund të ëndërrojnë. E shkollimi i juaj i tillë u jep nismë të përkryer për realizim të majave më të larta gjatë jetës. Jo pse do të jeni të përkryer në çdo moment dhe në çdo pikëpamje, sepse nuk doni, por sepse keni krijuar shprehinë të punoni dhe veproni për vete. E për jetë të mirë nuk u duhet asgjë më shumë”, ka konfirmuar kryetari Canoviq dhe në fund të fjalës së vet përshëndetëse ka veçuar: “Dhe për këtë, prindër krenar, sinqerisht u uroj dhe përgëzoj që sot të pranishmit e rinj – fëmijët e juaj i keni përgatitur për jetë. Ajo, në të cilin ata do të mburren sukseseve, e ne, si bashkësi e tyre, do të kënaqemi dhe krenohemi që i kemi si miq dhe bashkëqytetarë. Falënderim i sinqertë për atë që i keni mësuar të çmojnë e vlerësojnë dhe i keni motivuar të punojnë e veprojnë, kurse diploma “Lluça” (Pishtari”) është reflektim i tyre. Falënderim i sinqertë në emër timin dhe në emër të njerëzve të mëdhenj të cilët këta fëmijë pa mëdyshje do të bëhen”.
Laureate të diplomës “Lluça” (“Pishtari”) janë gjysmëmaturantët: Hana Krcic (e cila është edhe nxënëse e gjeneratës), Hamza Bashiq, Ellis Julleviq, Ema Jasaniq, Semra Duçiq, Sara Pejçinoviq, Daris Jadadiq, Sara Arsoviq, Amina Bektesheviq, Mia Gojkoviq, Vlladan Dashiq, Samina Purishiq, Ema Llalliq, Amill Pejçinoviq, Sanell Srdanoviq, Vranina Selimaj dhe Janina Selimaj.
Të gjithë gjysmëmaturantët, laureatë të diplomës “Lluça” (“Pishtari”) të kësaj shkolle u deklaruan se do t’i vazhdojnë mësimet kryesisht në Shkollën e mesme të përzier “Beqo Bashiq” në Plavë.
Dy laureate shqiptare të diplomës “Pishtari”, motrat Vranina dhe Janina Selimaj u deklaruan se edhe ato do t’i vazhdojnë mësimet më Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, në drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm me mësim në gjuhën shqipe.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat