U fol për rëndësinë e artit dhe letërsisë

Ditën e premte me datën 31.05.2024 në 11:00h në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’’ në Triesh u mbajt orë letrare. I ftuar ishte shkrimtari i mirënjohur nga Malësia dhe njëkohësisht profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe z. Mark Pashku Lucgjonaj. Fjalën përshëndetëse e mori drejtori i shkollës z. Leon Gjuravçaj, i cili e falënderoi z.Lucgjonaj për ardhjen e tij dhe paraqiti arritjet letrare të veprimtarisë artistike të z.Lucgjonaj, duke theksuar që njerëzit që provojnë artin dhe kulturën janë përherë të mirëseardhur. Nxënësit e ciklit të dytë dhe ciklit të tretë, për plot një orë përmes bashkëbisedimit pyetje-përgjigje patën mundësi të njoftohen me vepra letrare të z. Lucgjonaj, por jo vetëm. Z.Lucgjonaj ceki rëndësinë e artit dhe letërsisë në veçanti, artin e mësimdhënies dhe jetën në përgjithësi, duke sjellë shembuj të shumtë edhe nga përvoja personale, gjë që e bëri këtë orë edhe me të veçantë dhe me të afërt për nxënësit. Nxënësit shijuan një orë ndryshe, duke marrë vetë mbaresa të shumta dhe mbase duke rritur më shumë edhe dashurinë për letërsi.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat