Rrugë që do të avancojë lidhjet në komunikacion mes disa vendesh

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Politikën Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj ka njoftuar ditë më parë mbi shpalljen e tenderit për zgjidhjen ideore të projektit për ndërtimin e autostradës Smokovac- Tuz- Bozhaj.
Ai në lidhje me këtë projekt është shprehur se, në Këshillin për Investime Kapitale kërkoj që përmes Tuzit të kalojë rruga që do të lidhet me autostradën e cila lidh Malin e Zi me Evropën, në vendin Smokovac.
“Propozimi im është miratuar dhe sot u shpall tenderi për zgjidhjen ideore të projektit.
Vlera e kësaj rruge që do të lidh Tuzin me autostradë, njëkohësisht edhe me Shqipërinë në vendkalimin kufitar Bozhaj, e ka vlerën prej 240 milionë euro”, është shprehur Gjeloshaj.
Ndërkohë, ai ka shtuar se ky aks rrugor ka vlerë të madhe për zhvillim te Malësisë dhe lidhjen infrastrukturore të saj.
“Që të jem pak subjektiv, sikurse të mos isha pjesë e Këshillit për Investime, si zëvendëskryeministër, ky projekt nuk do të ishte fare në planin zhvillimor” është shprehur ndër të tjera Gjeloshaj.
Ndërkaq, nga shërbimi i marrëdhënieve me publikun i Qeverisë së Malit të Zi njoftohet se kjo autostradë e shpejtë ka për qëllim që të përmirësojë lidhjen e komunikacionit ndërmjet Podgoricës dhe Tuzit, si dhe lidhjen e Malit të Zi me Shqipërinë.
“Gjithashtu, me këtë do mundësohet lidhja e kësaj pjese të Malit të Zi me autostradën Tivar- Bolarë, çfarë do të avancojë në mënyrë të konsiderueshme lidhjen rajonale, bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin”, kanë njoftuar ndër të tjera nga Qeveria.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat