Kryebashkiaku i Tiranës e vizitoi edhe Komunën e Tuzit, ku u prit nga kryetari, Lindon Gjelaj dhe përfaqësues të tjerë të administratës lokale.
Z.Veliaj i ka shprehur z. Gjelaj lëvdatë për sukseset për sukseset e vazhdueshme në fusha të ndryshme, si për infrastrukturë, po ashtu edhe për fushën e kulturës dhe sportit.
Nga ana tjetër, kreu i Komunës së Tuzit e falënderoi për financimin e sheshit të ri në Komunën e Tuzit nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm të Komunës së Tuzit me Bashkinë e Tiranës dhe për hapat që do të ndërmerren për një bashkëpunim të vazhdueshëm.
Nga Komuna e Tuzit kanë shprehur besim se vizita në fjalë do jetë frytdhënëse për Komunën e Tuzit dhe për qytetarët e saj.
t. u.