Podgoricë – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke qëndruar në Mal të Zi në kuadër të takimit të Rrjetit B40, u takua edhe me kryetarin e sapozgjedhur të Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegun.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, duke e uruar z. Nimanbegun për postin e ri, në detyrën e kryetarit të Ulqinit, janë dakorduar, që së bashku me Komunën e Ulqinit të financojnë Muzeun e Detarisë në Ulqin.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu e ka falënderuar z. Veliaj për, siç ka thënë ai, punën e mirë që është duke bërë për trojet shqiptare jashtë Shqipërisë, duke i premtuar që së shpejti do përpilohet i gjithë dokumentacioni i plotë me lokacionin përkatës për ndërtimin e Muzeut të Detarisë në Ulqin.
t.u.
