Vazhdim i fuqizimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore

Podgoricë – Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Jakov Millatoviq ka pritur në takim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Mal të Zi, duke marrë pjesë në takimin e kryetarëve të rrjetit, B40 i cili u zhvillua të premten (31 maj 2024) në Podgoricë.
Sipas njoftimit të presidentit, në faqen e tij zyrtare (twiter) thuhet se me z. Veliaj ka biseduar për fuqizimin e lidhjeve dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, e cila siç ka thënë, është e një rëndësie të madhe për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian.

t.u.

Të fundit

më të lexuarat